Lajmet e fundit

Kosova e ka mbyllur pjesëmarrjen në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 me nëntë medalje - dy të arta, tri të argjendta dhe katër të bronzta, duke vendosur rekord të ri për vendin në këto gara.
Por sonte vëmendja do të jetë te Prishtina 2030, raporton Klankosova.tv.
Në ceremoninë mbyllëse të Lojërave Mesdhetare në Taranto, flamuri do t’i dorëzohet Kosovës, e cila do të jetë nikoqire e edicionit të ardhshëm të Lojërave Mesdhetare, që do të zhvillohen në Prishtinë në vitin 2030.
Kështu, Kosova jo vetëm që e përmbyll Taranto 2026 me bilanc rekord, por sonte merr zyrtarisht në dorëzim organizimin e edicionit të ardhshëm.
Medaljet e arta për Kosovën i fituan boksierja Donjeta Sadiku dhe karateisti Islam Selmani, ndërsa në mesin e medalistëve janë edhe xhudistët Laura Fazliu, Akil Gjakova, Shpati Zekaj, Fatjona Kasapi e Flaka Loxha, si dhe peshëngritësi Kianoush Rostami./Klankosova.tv