Kosova e Kroacia për fuqizim të bashkëpunimit në shëndetësi NULL NULL 28.02.2020 15:31 28.02.2020 15:31 Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pritur në takim ambasadoren kroate, Danijela Barishiq. Gjatë takimit, Vitia ka falënderuar shtetin e Kroacisë për ndihmën e dhënë Kosovës në rrafshin politik dhe në sektorin e shëndetësor dhe ka shprehur përkushtimin për fuqizimin e këtij bashkëpunimi. Kosova dhe Kroacia kanë marrëveshje bashkëpunimi në shëndetësi dhe bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmërinë për fuqizimin e këtij bashkëpunimi snë rrafshin e avansimit të shërbimeve të reja dhe ngritjes së nivelit të profesionistëve shëndetësor me qëllim që qytetarëve të vendit t’u sigurohen shërbime shëndetësore cilësore e të sigurta, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dhuna në familje, tre raste në Prishtinë e dy në Fushë Kosovë brenda 24 orëve 30 minuta më parë