Kosova e Hungaria thellojnë bashkëpunimin ndërparlamentar - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova e Hungaria thellojnë bashkëpunimin ndërparlamentar

NULL NULL
02/10/2015

Me ftesë të Parlamentit të Hungarisë, një delegacion i deputetëve të Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Zenun Pajaziti, kryetar i Komisionit për Administratë Publike po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Budapest.

Në kuadër të kësaj vizite ata u pritën nga nënkryetari i Parlamentit të Hungarisë, Istvan Jakab, kryetarja  e Komisionit për Kulturë, Dora Duro, si dhe nga deputetë të tjerë hungarez.

Nënkryetari i Kuvendit të Hungarisë, Jakab, ka shprehur interesimin e parlamentit  dhe shtetit hungarez  për të vazhduar bashkëpunimin me Kosovën, me theks të veçantë me Parlamentin e Kosovës.

Ndërkaq, në emër të delegacionit nga Kuvendi i Kosovës, . Pajaziti, ka falënderuar nënkryetarin Jakab  dhe deputetët tjerë të këtij parlamenti për pritjen dhe për gjithë mbështetjen që ka pasur Kuvendi dhe Kosova  nga Hungaria, transmeton Klan Kosova.