Kosova e fiton edhe çerekun e dytë përballë Danimarkës në basketboll

Kosova e fiton edhe çerekun e dytë përballë Danimarkës në basketboll

NULL NULL
2 months më parë

Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka arritur që ta fitojë edhe çerekun e dytë kundër Danimarkës në kualifikimet për “EuroBasket” me rezultat 20:16.

Dardanët çerekun e dytë nuk e nisën mirë, pasi u gjenden në disavantazh deri në dy minutat e fundit, por me një rikthim të jashtëzakonshëm, rezultati qëndron në favor të Kosovës me pesë pikë epërsi, apo 38:33.

Më të dalluarit deri më tani te Dardanët janë Gëzim Morina me 11 pikë dhe tre topa të vjedhur, Meriton Ismaili me 10 pikë të shënuara dhe Dardan Berisha me shtatë pikë të shënuara, një top të vjedhur dhe katër asistime.

Ndërsa, tek danezët më të dalluarit deri më tani janë Daniel Mortensen me 11 pikë dhe katër topa të vjedhur, Asbjoern Midtgaard me nëntë pikë të shënuara dhe tre topa të vjedhur dhe

Sylvester Berg me gjashtë pikë të shënuara, dy topa të vjedhur dhe dy asistime.

Kujtojmë se këtë ndeshje mund ta ndiqni LIVE ekskluzivisht në KLAN KOSOVA dhe në ART SPORT 1.