Kosova e 176-ta, Shqipëria 118 vende përpara - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova e 176-ta, Shqipëria 118 vende përpara

NULL NULL
15/03/2018

FIFA sot ka publikuar renditjen e re të kombëtareve.

Në listën e re është Gjermania që kryeson nga 200 përfaqësueset tjera të botës, përcjell Klan Kosova.

Pas gjermanëve renditen, Brazili, Portugalia, Argjentina dhe top pesëshen e përmbyll Belgjika.

Në listën e re Përfaqësuesja e Kosovës renditet e 176-ta, kurse ajo e Shqipërisë gjendet në vendin e  58-të, apo 118 pozita përpara verdhekaltërve.

Nga shtetet fqinje është Serbia që nuk ka ndryshuar pozicion – që gjendet në vendin e 35-të.