Lajmet e fundit

Izraeli dhe Kosova u ndanë në "paqe" në ndeshjen e xhiros së tretë për Nations League.
0:0 mbaroi loja mes dyja kombëtareve në Nagyerdei Stadion në Debrecen të Hungarisë.
"Dardanët" e dominuan pjesën e dytë, i patën rastet e tyre, por nuk arritën t'i mposhtin kundërshtarët e tyre.
Skuadra e Franco Fodës mbetet në lojë për vendin e dytë në rrugëtimin për Ligën A, të NATIONS League, transmeton Klankosova.tv.
Kosova është në vendin e dytë në grup, pas Austrisë me të cilën do të takohet në "Fadil Vokrri" të dielen.
Kjo ndeshje është "jetë a vdekje" dhe Kosovës i duhet me patjetër fitorja.