Kosova: Do zbusim taksat për bizneset e reja - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova: Do zbusim taksat për bizneset e reja

NULL NULL
30/05/2015
Në takimin elektoral me banorët e Tiranës, kandidati për kryebashkiak nga PD-ja, Halim Kosova, ka premtuar zbutjen e taksave për bizneset e reja.

Në fjalën e tij, Kosova ka premtuar reduktim të taksave dhe favorizime për bizneset që hapin vende të konsiderueshme pune.

“Do të reduktojmë taksat për biznesin e vogël me 30 për qind. Ndërsa bizneseve që hapin vende pune për 50 vetë do t’u hiqen taksat për 4 vitet e para. Gjithashtu, bashkia do të ofrojë 15 milionë euro garanci në bankë për ata që marrin kredi për të hapur biznese”, ka deklaruar Kosova, shkruan top-channel.

Ndër të tjera ai ka premtuar lehtësimin e proçedurave të shlyerjes së detyrimeve nga qytetarët, në mënyrë që ata të mos sorollaten.

Gjithashtu, një theks të veçantë doktor Kosova i ka vënë furnizimit me ujë të kryeqytetit, objektiv për të cilin ai ka premtuar se bashkia e re do të punojë me përkushtim.