Kosova do t’i bëjë Lojërat Mesdhetare (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 04.04.2023 20:17 nga Flamur Gajtani 04.04.2023 20:17 Vetë i treti doli për të folur për një ngjarje që pritet të mbahet pas shtatë vjetësh. Kryeministri, kreu i Komitetit Olimpik, dhe zëvendësministrja e Sportit, pas një takimi gjysmë orëshe po shpalosin shpalljen e kandidaturës që Lojërat Mesdhetare të vitit 2030, të organizohen në Kosovë. Kur rimori fjalën, Albin Kurti vlerësoi se ky organizim pos tjerash do ndikojë edhe në zhvillim ekonomik. Lojërat me pjesëmarrjen e 26 shteteve sipas kreut të KOK-ut do të zhvillonin Strategjinë Kombëtare të Sportit. Veç saj edicioni i 21-të i këtyre lojërave për MKRS-në, do të jetë gjithëpërfshirës. Por fjalimet e dy pasuesve të tij, zor se i kapi krejt shefi i qeverisë, që merrej me telefon. Pavarësisht interesimit në fund nuk pranuan pyetje nga gazetarët as për e as jashtë temës.
Kosova Abdixhiku: I vonshëm shkarkimi i udhëheqësisë së KEK-ut, përgjegjësi politike për mafinë energjetike 19/04/2023