Kosova do bashkëpunim të ngushtë me Europol-in NULL NULL 05.05.2015 13:17 05.05.2015 13:17 Skender Hysni po merr pjesë në një Konferencën Ministeriale në Austri. Ai ka kërkuar nga Europol e Interpol avancim të bashkëpunimit me Policinë e Kosovës. Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni, ka theksuar edhe një herë nevojën e avancimit të bashkëpunimit midis Policisë së Kosovës dhe Europol-it. Hyseni, i cili po merr pjesë në Konferencën Ministeriale të Forumit të Salsburgut ka shtruar kërkesën që institucioni i policisë evropiane të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi, njësoj sikurse me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. I pari i punëve të brendshme në Kosovës, ka shfrytëzuar rastin që gjatë takimit në Austri të takohet edhe me homologët e tij nga Austria, Hungaria dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. Hyseni takoi edhe drejtorin e Europol-it Rob Wainwright dhe sekretarin e përgjithshëm të Interpol-it Jurgen Stock. Nga ky i fundit ministri kërkoi që aplikacioni për anëtarësim në Interpol, të cilën Kosova tashmë e ka dërguar, të trajtohet në mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv. Në konferencën që po mbahet në St. Polten të Austrisë u fol për çështjet e migrimit, azilit, sigurisë dhe bashkëpunimit policor si dhe luftën kundër terrorizmit të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Austrisë dhe takimin e 13-të të Këshillit të Ministrave të Konventës së Bashkëpunimit Policor për Evropën Juglindore, nikoqir i së cilës është Ministri i Punëve të Brendshme të Hungarisë./KlanKosova
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 2 months