11:15, 10 Korrik 2019

Organizuar nga Federata e Badmintonit e Shqipërisë dhe mbështetur nga Federata Europiane e Badmintonit, në qytetin e Korçës për disa ditë u organizua projekti regjional për sportin olimpik të badmintonit.

Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin edhe 6 lojtarët dhe lojtaret më të mira të Kosovës për grupmoshat U-13 dhe U-15, së bashku me përzgjedhësin e Kosovës për këto grupmosha, Afrim Morinën dhe ndihmësin e tij, Lulzim Hazirin.

Në fund të këtij trajnimi u organizua edhe turneu ndërkombëtar i badmintonit – ku morën pjesë Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe Rumania – në të cilin garuesit kosovarë korrën suksese.

 

Kategoria U-13 për vajza

Sumeja Morina – vendi i parë

Arianita Morina – vendi i dytë

 

Kategoria U-15 për djem

Diar Gllareva – vendi i dytë

 

Kjo ishte hera e parë që garuesit kosovarë morën pjesë në gara ndërkombëtare.

 

Në ambientet e Grand Hotel Palace në Korçë u nënshkrua edhe memorandumi i bashkëpunimit midis Federatës së Badmintonit të Shqipërisë dhe Federatës së Badmintonit të Kosovës.

Memorandumi u nënshkrua nga dy presidentët, ai i FBSH-së, Bardhi Lavdari dhe i FBK-së, Jeton Nebiu.

Ky memorandum do ta ndihmojë bashkëpunimin midis dy federatave për ngritjen e cilësisë dhe të masivizimit të këtij sporti olimpik në dy shtetet tona.

Federata e Badmintonit e Kosovës është anëtare me të drejta të plota e Federatës Botërore të Badmintonit.

 

 

Presidentët e federatave – Bardhi Lavdari (Shqipëri) dhe Jeton Nebiu (Kosovë) – nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi .

 

 

Kosova pranohet në Federatën Botërore të Badmintonit

Konkurs Pune

Lexo më shumë