Kosova dhe Serbia flasin për sigurime kufitare për automjete - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova dhe Serbia flasin për sigurime kufitare për automjete

NULL NULL
21/05/2015
Delegacioni i kryesuar nga ministrja për Dialog e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, mori pjesë në takimin e radhës të grupit për zbatimin e marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes të arritur në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë me lehtësimin e BE-së dhe Këshillit të Byrove Evropiane (CoB), ku u diskutua për çështjen e sigurimeve kufitare të automjeteve.

Sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës, takimi bilateral ndërmjet delegacionit të Kosovës në njërën anë, ndërmjetësve nga BE dhe CoB u zhvillua në një frymë të mirë dhe bashkëpunuese lidhur me marrëveshjen e mirëkuptimit në mes të Byrove respektive për sigurimet e automjeteve.

“Takimi ishte për harmonizimin e draftit të marrëveshjes së mirëkuptimit me rregullativën e CoB dhe harmonizimi i marrëveshjes kornizë për çështjen e sigurimeve kufitare për automjete me rolin e rëndësishëm që ka Këshilli i Byrove Evropiane në zbatimin, mbikëqyrjen dhe arbitrimin e marrëveshjes. Përfundimi i kësaj marrëveshje që synohet të arrihet në ditët e para të qershorit 2015 në mes të përfaqësuesve të industrisë së sigurimeve të përfaqësuara nga institucioni përgjegjës Byroja Kosovare e Sigurimeve dhe institucionit homolog të Serbisë, do të kontribuoj në masë të madhe në uljen e çmimeve të sigurimeve kufitare dhe njëkohësisht edhe lehtësoj lirinë e lëvizjes në mes të dy shteteve fqinje”, thuhet në komunikatë.

Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga ministrja Edita Tahiri, kishte në përbërje, Qemajl Marmullakaj, koordinator i çështjes, Rrahim Pacolli, udhëheqës i delegacionit në nivelin e grupit teknik, Fatmir Gashi, Zëvendës Guvernator i BQK, Faton Abazi, drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve.