Kosova dhe Izraeli nesër nënshkruajnë Memorandumin e parë të Mirëkuptimit (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova dhe Izraeli nesër nënshkruajnë Memorandumin e parë të Mirëkuptimit (VIDEO)

NULL NULL
2 months më parë

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, nesër do të nënshkruajë Memorandumin e parë të Mirëkuptimit me Izraelin, që vendos zyrtarisht lidhjet formale ndërmjet Shkollës Ndërkombëtare për Studimet e Holokaustit “Yad Vashem”, dhe Ministrisë së Arsimit në Kosovë, duke shënuar fillimin e seminareve të trajnimit të mësuesve për edukimin e Holokaustit.

Këtë e bëri të ditur Qendra Përkujtimore Botërore e Holokaustit, transmeton Klankosova.tv.

Zëvendëskryeministrja po ashtu do të vizitojë Qendrën Botërore të Përkujtimit të Holokaustit, “Yad Vashem”.

Pas kësaj, Gërvalla do të vizitojë Muzeun Historik të Holokaustit, ku edhe do të marrë pjesë në një ceremoni në Sallën e Kujtesës, ndërkohë që po ashtu do të vizitojë Memorialin e Fëmijëve dhe do të nënshkruajë Librin për të ftuarit “Yad Vashem”.

“Yad Vashem” ka një rrjet ndërkombëtar shkollash dhe ofruesish shërbimesh arsimore në gjashtë kontinente.