Kosova dhe Hungaria pro thellimit të bashkëpunimit NULL NULL 20/05/2015 20/05/2015 Memli Krasniqi, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, është takuar me ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz,me të cilin janë dakorduar ta thellojnë bashkëpunimin. Ministri e ka njoftuar ambasadorin më hollësisht për programet zhvillimore të MBPZHR-së, në kuadër të të cilave ai tha se kanë shtuar masa të shumta përkrahëse për sektorin e bujqësisë. Nga ana e tij, ambasadori, Laszlo Markusz rikonfirmoi gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar zhvillimin bujqësor të vendit. Ai vlerësoi lartë bashkëpunimin e deritashëm mes dy vendeve në fushën e bujqësisë dhe tregtisë. Ministri Krasniqi dhe ambasadori diskutuan për disa projekte konkrete që mund të bashkëpunohet mes dy vendeve. Të dytë u pajtuan që të ketë komunikim të vazhdueshëm, me prioritet në krijimin e mundësive për bashkëpunim mes afaristëve nga Kosova dhe atyre nga Hungaria.