Kosova dhe BE-ja diskutojnë për MSA-në dhe Energjinë NULL NULL 15.03.2019 14:30 15.03.2019 14:30 Zyrtarët nga Kosova dhe Komisioni Evropian u takuan në Prishtinë për të diskutuar zhvillimet gjatë vitit të kaluar në fushat e Energjisë, Mjedisit, Klimës, Transportit dhe Zhvillimit Rajonal. Diskutimi u mbajt në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), e cili hyri në fuqi në prill të vitit 2016. Në të gjitha fushat, Komisioni Evropian dhe Kosova u pajtuan për rëndësinë e zbatimit të Agjendës së reformave evropiane dhe prioriteteve të Programit të reformave ekonomike, si dhe rekomandimeve nga Raporti i të Komisionit për Kosovën për 2018 dhe rekomandimet e mëhershme përkatëse të nënkomisioneve të tjera relevante. Sa i përket energjisë, Komisioni përshëndeti miratimin e Programit të Veprimit për Strategjinë e Energjisë 2018-2020 dhe theksoi rëndësinë e zbatimit. Kjo duhet të përcaktojë qartë prioritetet e Kosovës në këtë sektor, duke përfshirë plane për përmbushjen e zotimeve ndërkombëtare siç është pakoja e 3-të e energjisë dhe dekomisionimi i TC Kosova A dhe remonti i TC Kosova B. Sa i përket TC Kosova e Re, Komisioni theksoi rreziqet e rëndësishme që lidhen me financimin, ndërtimin dhe ndikimin e mundshëm mjedisor, social dhe fiskal. Komisioni shprehu shqetësimin për vonesat e vazhdueshme në miratimin e Ligjit për rezervat e detyrueshme të derivateve të naftës. Komisioni përshëndeti miratimin e Ligjit për efiçiencën e energjisë dhe krijimin e Fondit për efiçiencë të energjisë, megjithatë theksoi rëndësinë e miratimit të legjislacionit sekondar që rrjedh nga Ligji për efikasitetin e energjisë si dhe funksionalizimin e Fondit për efiçiencë të energjisë. Në nxitjen e përpjekjeve për të arritur objektivat e energjisë së ripërtërishme, Komisioni ftoi Kosovën të siguroj miratimin dhe zbatimin e planit të saj të rishikuar të veprimit për energjinë e ripërtërishme. Lidhur me mjedisin, Komisioni shprehu shqetësim për progresin e kufizuar në këtë fushë, e cila ka rëndësi të madhe për qytetarët e Kosovës dhe cilësinë e shëndetit dhe jetës së tyre. Në veçanti, Komisioni pyeti për përparimin në monitorimin e cilësisë së ajrit në kohë reale dhe kërkoi zbatimin e masave të menjëhershme për të ulur nivelet e ndotjes së ajrit. Në lidhje me veprimin klimatik, Kosova ka miratuar Strategjinë dhe Planin e veprimit për ndryshimet klimatike, por ka nevojë të fillojë t’i zbatoj ato. Gjithashtu u diskutuan edhe zhvillimet më të fundit legjislative dhe politike në fushën e transport. Komisioni theksoi nevojën për të vazhduar zhvillimin e projekteve për të ndihmuar në krijimin e rrjetit kryesor të transportit për Ballkanin Perëndimor. Të dy palët u dakordua për nevojën për të vazhduar reformat, duke përfshirë fuqizimin e pavarësisë dhe kapaciteteve të institucioneve rregullatore në sektorin e transportit. Homologimi i automjeteve mbetet një çështje që duhet të adresohet urgjentisht nga autoritetet e Kosovës. Për sa i përket sigurisë në rrugë, përderisa e përafron legjislacionin e saj me acquis të BE-së, Kosova duhet të marrë masa konkrete për të përmirësuar sigurinë në rrugë, në interes të qytetarëve. Së fundi, sa i përket zhvillimit rajonal, Komisioni theksoi rëndësinë e miratimit të strategjisë për zhvillimin e balancuar rajonal. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë