Kosova debuton me tri humbje për një ditë në e-FIBA season 3 NULL NULL 08.10.2024 23:41 08.10.2024 23:41 Kosova ka debutuar në kualifikimet e Kampionatit Botëror, eSports Basketball, e-FIBA season 3. Kjo ishte paraqitja e parë në garat ndërkombëtare të këtij sporti shumë atraktiv. Federata e Basketbollit, paraqitjen e Kosovës në këtë kampionat e ka cilësuar si të mirë, ndonëse tri ndeshjet që i zhvilluan sot, i humbën. “Djemtë e ekipit tonë na bënë krenarë me paraqitjen e parë historike të Kosovës në kualifikimet e Kampionatit Botëror eSports Basketball, e-FIBA season 3”, ka thënë FBK-ja, raporton Klankosova.tv. Rezultatet e ditës së sotme: Kosova vs Zvicra 97:119 Kosova vs Greqia 86:134 Kosova vs Franca 120:163 “Ekipi ynë do të vazhdojë rrugëtimin në 3 ndeshjet e ardhshme, të enjten, me 10 tetor kundër Britanisë së Madhe, Italisë dhe Suedisë”, ka njoftuar FBK-ja. Të gjitha ndeshjet mund t’i ndiqni në kanalin zyrtar të FBK-së në Twitch, në këtë link: www.twitch.tv/e_fbk