"Kosova çështje e pakryer, një vend i korruptuar" - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Kosova çështje e pakryer, një vend i korruptuar”

NULL NULL
27/02/2017

Analistja në Institutin Carnegie Europe dhe njëkohësisht kryeredaktore e blogut Strategic Europe, Judy Dempsey, ka thënë se ‘Kosova nuk është çështje e kryer, sepse është e panjohur nga të gjitha vendet e BE-së, se është vend shumë i korruptuar dhe se misioni i BE-së për sundimin e ligjit ka qenë jashtëzakonisht i dobët”.

Ajo për Radion Evropa e Lirë tha se Kosova dhe njëkohësisht edhe i gjithë rajoni i Ballkanit ‘ka një lidership të vjetër që po margjinalizojnë një pjesë të shoqërisë”. Sipas saj i gjithë rajoni i Ballkanit ‘vuan nga mosbesimi i plotë dhe kjo ndodh me faktin se edhe brenda shteteve palët nuk i besojnë njëra tjetrës”.

Dempsey tha se ‘nëse Kosova dhe Serbia duan të ecin përpara duhet ta bëjnë këtë vetë, me një lloj lehtësimi dhe ndërmjetësimi nga BE-ja’.