Kosova bëhet anëtare e Rugby Europe - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova bëhet anëtare e Rugby Europe

NULL NULL
03/12/2021

Federata e Rugbit ka bërë të ditur se Kosova ështëa pranuar si anëtare e Rugby Europe pas takimit të 103-të gjeneral të këtij institucioni.

Në agjendën e këtij takimi, ndër pikat kryesore isht edhe votimi i anëtarve ë rinj të Rugby Europe ku Kosova është bërë anëtarja më e re e institucionit më të lartë të ragbit në Evropë.

Nga Federata e Rugbit të Kosovës, kanë thënë se në arritjen e këtij qëllimi, rol të madh kanë luajtur trajnerët, lojtarët, vullnetarët, administratorët, donatorët, prindërit, përkrahësit e tifozët.

“Falenderimet tona të veçanta shkojnë për Rugby Europe, për ndihmën e vazhdueshme dhe udhëzimin tonë drejt këtij pranimi,  Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetjen financiare dhe administrative,  Kosovo Olympic Committee për mbështetjen në rritjen e kapaciteteve dhe lehtësimeve drejt pranimit , Kosova Judo Federation dhe Ambassade de France au Kosovo – French Embassy in Kosovo për vizat e delegacionit tonë”, thuhet në reagimin e federatës, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, në reagimin e tyre thuhet se ky është një fillim i një rrugëtimi të gjatë në përfaqëësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare në mënyrë sa më të denjë.