Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova aleat i fuqishëm ekonomik për Shqipërinë

NULL NULL
12.02.2024 13:14
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, pret në takim zv.ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Besart Kadia, së bashku me ambasadorin Petrit Malaj, dhe drejtues të shoqatave të biznesit të Shqipërisë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka pritur në takim zëvendësministrin për Evropë dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Besart Kadia.

Në këtë takim u tha se Kosova është partner i fuqishëm ekonomik për Shqipërinë.

Rafuna tha se qëllimi i këtij takimi ishte adresimi i sfidave që paraqiten te bizneset, si dhe për ta bërë tregun e të dyja vendeve atraktiv për vizitorë.

Po ashtu ai shtoi se OEK është e gatshme për të kontribuar për thellimin e bashkëpunimit.

“Do të bisedojmë se cilat janë kërkesat dhe idetë, për një zhvillim ekonomik mes dy qeverive. Ne si Odë Ekonomike jemi të gatshëm të laborojmë për themelimin e bashkëpunimit”, tha Rafuna.

Ndërsa, zëvendësministri Kadia u shpreh se synimi i këtij takimi është tregu atraktiv për të dyja shtetet.

“Është një potencial i cili është i pafundmë sa i përket benefiteve dy palësh si u tha në takimet, ky është takimi i dytë i çështjeve  diplomatike. Mbi 1287 biznese kosovare që është tregues i potencialit, ndërsa nga Shqipëria 2022 biznese janë të regjistruara në Kosovë. Prandaj synimi është tregu atraktiv për të dy shtetet”, u shpreh ai.

Ndërsa, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj shtoi se Kosova do të jetë një partner i fuqishëm për Shqipërinë.

“Kosova do të jetë një partner i fuqishëm për Shqipërinë. Ne e dimë se kemi çfarë të bëjmë, janë bërë gjëra të mira, por këto diskutime janë për t’i bërë akoma më mira,” shtoi Malaj./kp

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.