Lajmet e fundit

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e 3-të, ka miratuar në parim nismën për aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën Ndër-Amerikane për Vuajtjen e Dënimeve Penale Jashtë Vendit, me qëllim forcimin sundimit të ligjit, bashkëpunimin ndërkombëtar në çështjet penale dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.
“Qëllimi i kësaj Konvente është forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në fushën e transferimit të personave të dënuar, me qëllim që personat e dënuar të vuajnë dënimin në shtetin e tyre të origjinës, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me respektimin e të drejtave themelore të njeriut”, tha ministrja e Drejtësisë, Donoka Gërvalla në ekspozen e kësaj nisme, transmeton Klankosova.tv.
Ajo shtoi se kjo nismë do të kontribuojë në zgjerimin e bashkëpunimit juridik të Republikës së Kosovës, veçanërisht me shtetet e Amerikës Latine, si dhe në krijimin e mundësive për vuajtjen e dënimit më afër familjes dhe shoqërisë, duke mbështetur proceset e rehabilitimit dhe riintegrimit të personave të dënuar.