Kosnett: Sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë janë të domosdoshme për të tërhequr investimet

Kosnett: Sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë janë të domosdoshme për të tërhequr investimet

NULL NULL
4 weeks më parë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë Philip Kosnett dhe zyrtarin e ambasadës për çështje ekonomike Dillon Green.

Hajdari e njoftoi ambasadorin amerikan mbi prioritetet e ministrisë duke nënvizuar ngritjen e konkurrueshmërisë në industri, përmirësimin e bilancit tregtar të vendit, si dhe tërheqjen e investimeve dhe përfshirjen e diasporës në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ajo rikujtoi përkushtimin ndaj bashkëpunimit rajonal në iniciativa për zhvillim të turizmit dhe sektorëve të tjerë industrialë, si dhe ndaj marrëdhënieve të mira tregtare – gjithnjë brenda një kuadri ku Kosova trajtohet e barabartë me vendet e rajonit të Evropës Juglindore.

Ambasadori amerikan shprehu vullnetin e qeverisë amerikane për një etapë të re të marrëdhënieve dypalëshe që shënon kapërcimin nga dhënia e ndihmës te ndërtimi i partneritetit me Kosovën, duke përfshirë investimet nga diaspora.

Ai përgëzoi përkushtimin ndaj bashkëpunimit rajonal duke theksuar se rajoni ka nevojë për Kosovën dhe se Kosova duhet të ndjekë interesat e saj përmes mekanizmave të ndryshëm të bashkëpunimit. Kosnett rikujtoi se sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë janë të domosdoshme për të tërhequr investimet dhe për të ndërtuar ura të reja me diasporën.

Hajdari dhe Kosnett çmuan marrëdhëniet e mira në mes dy vendeve dhe shprehën gatishmërinë për të thelluar dhe për të zgjeruar bashkëpunimin.