Kosnett e uron ministrin Çeku për pozitën e re NULL NULL 20.04.2021 15:31 20.04.2021 15:31 Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. Ambasadori Kosnett uroi ministrin Çeku për pozitën e re duke i dëshiruar punë të mbarë dhe suksese në punët dhe detyrat që e presin në këtë post. Kosnett shtjelloi rëndësinë që kanë fushat të cilat i mbulon kjo ministri, sidomos në funksion të promovimit të shtetit më të ri evropian. Çeku falënderoi ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përkrahjen e vazhdueshme që ky shtet i jep Kosovës, duke përmendur fusha të caktuara ku Ambasada e SHBA-ve në Kosovë mund të ofrojë përkrahje të fuqishme me projekte e programe të ndryshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.