Kosi mbrojtës i sëmundjeve - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosi mbrojtës i sëmundjeve

NULL NULL
27/05/2015
Specialistët nënvizojnë rëndësinë e konsumimit të qumështit dhe kosit. Duke u bërë thirrje nënave, ata pohojnë se kosi i përgatitur në shtëpi është një mbrojtës i mirë ndaj sëmundjeve.

Kosi i zënë në shtëpi është më efektiv se kosi i gatshëm në mbrojtjen ndaj sëmundjeve.

Duke marrë parasysh faktin se fëmijët janë në një proces rritjeje dhe zhvillimi, atyre u duhen ndaluar pijet e gazuara. Dhalli zëvendëson shumë mirë konsumimin e pijeve të gazuara duke nënvizuar vlerat e kosit i cili është lënda bazë e saj.

Ka vende të ndryshme në Evropë dhe SHBA të cilat e konsumojnë kosin si një vakt më vete për një jetë më të shëndetshme. Ndërsa te ne kosi preferohet të konsumohet në shoqërinë e ndonjë gjelle.

Prindërit duhet të tregohen të kujdesshëm në mësimin e fëmijëve me konsumimin e kosit, shkruan gazeta Start. Ai është një burim i mirë proteinash dhe ka një strukturë e cila është burim kalciumi dhe një masë mbrojtëse ndaj infeksioneve të zorrëve dhe atyre urinare.

Mund të konsumohet dhe kosi i gatshëm të cilin mund ta gjejmë lehtë në treg, por kosi i përgatitur në shtëpi është dy hapa para përsa i përket mbrojtjes së trupit nga sëmundjet. Fara e kosit e përdorur në fabrikë nuk është e njëjtë me atë të shtëpisë. Por duke marrë parasysh faktin se brezi i ri sa vjen e largohet nga tradicionalja dhe nuk ia ka idenë sesi zihet kosi, ne nuk i themi “jo” kosit të gatshëm.