Kos në Shkup lavdëron Shqipërinë për kapitujt me BE-në, e përmend edhe Kosovën NULL NULL 01.07.2025 10:12 01.07.2025 10:12 Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos ka folur në hapjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor. Ajo duke folur për hapjen e tre kapitujve të Shqipërisë me Bashkimin Evropian për gjashtë muaj ka falënderuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama për siç tha ajo ndikim në procesin e zgjerimit. “Nëse vazhdojmë kështu do të mund t’i hapim gjithë kapitujt këtë vit dhe siç thashë dje mezi pres ta festoj hapjen e kapitujve të fundit”, tha Kos, njofton Klankosova.tv Ajo mes tjerash foli edhe për rrugën evropiane të Kosovës. “Zotëri Kurti, ju keni shpenzuar shumë energji në procesin e aderimit në BE”, deklaroi zyrtrja e lartë evropiane në samitin që po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani vlerëson rolin e Estonisë në mbështetjen e integrimit euroatlantik të Kosovës 11 sekonda më parë
Kosova Instituti i Psikiatrisë kërkoi kohë shtesë për ekzaminim psikiatrik të Naim Murselit, anulohen dy seanca të planifikuara 16 minuta më parë