20:19, 11 Shkurt 2019

Qëndrimeve kundërthënëse të liderëve institucionalë e politikë për korrigjimin e kufijve, të hënën iu shtua edhe një institucion tjetër.

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës përmes një kumtese dërguar mediave me rastin e 11-vjetorit të pavarësisë, vlerësoi se ideja për ndryshim kufijsh i sjellë dëm vendit, njofton Klan Kosova.

“Diskursi i tensionuar për ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë si ide dhe plan i vjetër serb, në formë të “korrigjimit”, “shkëmbimit” dhe “ndarjes” së Kosovës, është me pasoja shumë të dëmshme për pavarësinë, sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial të Kosovës dhe interesave të saj”

Por, ky qëndrim, po del të mos jetë i komplet ASHAK-ut.

Kjo pasi, Klan Kosova merr vesh nga burime të afërta me kreun e Akademisë, Nexhat Daci, se ky i fundit nuk e mbështetë një deklaratë të tillë.

Kronikë nga Flamur Gajtani.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë