15:29, 25 Mars 2020

Presidenti rus Vladimir Putin ka shtyrë votimin për ndryshimin kushtetues që do t’i lejojë atij të qëndrojë në pushtet, për shkak të shqetësimeve rreth koronavirusit.

Ai tha se votimi publik – i cili ishte paraparë të mbahej më 22 prill – do të vonohet deri në një “datë të mëvonshme”.

Ndryshimet e propozuara përfshijnë heqjen e një ndalimi për lejimin e Putinit që të kandidojë përsëri në detyrën e të parit të vendit.

Ndryshimet tanimë janë miratuar nga parlamenti dhe Gjykata Kushtetuese e Rusisë.

Ata do t’i jepnin Putin – i cili po mban mandatin e tij të katërt presidencial dhe ka mbizotëruar politikën ruse për dy dekada – të drejtën për të shërbyer edhe në dy mandate të njëpasnjëshme.

Të mërkurën, Rusia konfirmoi 163 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e të prekurve në 658. Deri më tani askush nuk ka vdekur nga virusi atje, thonë zyrtarët, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë