13:05, 10 Prill 2020

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka falënderuar Bashkimin Europian, SHBA-të dhe Turqinë që e kanë ndihmuar Kosovën në luftën kundër koronavirusit.

Ai ka thënë se Kosova është e bekuar që ka shtete mike që gjenden pranë nesh sa herë që kemi nevojë, derisa ka shtuar se Kosova ka akoma nevojë për ndihmë nga miqtë.

“Kosova ka ende nevojë për ndihmë nga miqtë, sepse të gjithë e kemi parë se lufta kundër pandemisë ka vënë në vështirësi edhe shtetet më të zhvilluara të botës. Populli i Kosovës nuk do të harrojë kurrë ndihmën e dhënë në këtë moment të vështirë”.

Postimi i plotë i Kadri Veselit në Facebook:

Kosova është e bekuar që ka shtete mike partnere që na kanë ndihmuar në çdo sfidë gjatë së kaluarës dhe që na gjenden pranë gjithmonë në nevojë. Dëshiroj të falenderoj Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe Turqinë për ndihmën bujare që na kanë dhënë gjatë ditëve të fundit, për të përballur luftën kundër koronavirusit.

Ne mirëpresim dhe vlerësojmë jashtë mase çdo ndihmë që vjen në këtë situatë të rëndë. Kosova ka ende nevojë për ndihmë nga miqtë, sepse të gjithë e kemi parë se lufta kundër pandemisë ka vënë në vështirësi edhe shtetet më të zhvilluara të botës. Populli i Kosovës nuk do të harrojë kurrë ndihmën e dhënë në këtë moment të vështirë.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë