Koronavirusi: Trump zbulon planin për të rihapur shtetet në faza NULL NULL 17/04/2020 17/04/2020 Përderisa Covid-19 vazhdon të përhapet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti Donald Trump u ka dhënë udhëzime qeveritarëve për rihapjen e ekonomive të shteteve në muajt e ardhshëm. Udhëzimet për “Hapjen e Amerikës përsëri” përshkruajnë tre faza që shtetet të lehtësojnë gradualisht bllokimet e tyre. Trump u premtoi qeveritarëve që ata do të trajtojnë vetë procesin, me ndihmën e qeverisë federale. SHBA aktualisht ka 654.301 raste të konfirmuara dhe 32.146 vdekje për shkak të virusit, dhe Trump ka sugjeruar që disa shtete mund të rihapeshin këtë muaj. Në konferencën e tij të përditshme të enjten, Presidenti Trump deklaroi “frontin tjetër në luftën tonë – hapjen përsëri të Amerikës”. “Amerika dëshiron të jetë e hapur dhe amerikanët duan të jenë të hapur”, tha ai. “Një mbyllje kombëtare nuk është një zgjidhje e qëndrueshme afatgjate.” Trump iu tha gazetarëve se qytetarët e shëndetshëm do të ishin në gjendje të ktheheshin në punë “siç lejojnë kushtet”. Ai tha se amerikanët do të vazhdojnë të thirren për të ruajtur masat distancuese sociale, raporton BBC, transmetton Klan Kosova.
Kosova Supremja refuzon në tërësi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të parashtruar nga mbrojtja e Veselit 26 minuta më parë