Koronavirusi, Rama: Eksportet e prodhimeve bujqësore sërish në rritje NULL NULL 01.04.2020 17:23 01.04.2020 17:23 Kryeministri shqiptar Edi Rama ka njoftuar se eksportet e prodhimeve bujqësore pësuan një rritje të ndjeshme në tre muajt e parë të vitit, edhe pse Shqipëria ndodhet në një situatë të jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit. Sipas kreut të qeverisë shqiptare ka pasur probleme me disa produkte bujqësore, por megjithatë zinxhiri i aktivitetit prodhues, grumbullues dhe shpërndarës vijon normalisht. “Edhe pse në një situatë të jashtëzakonshme aktiviteti në sektorin bujqësor vijon, madje sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Doganave vetëm gjatë muajit mars 2020 kemi 18 % më shumë eksporte të prodhimeve bujqësore krahasur me marsin 2019″. “Deri tani, falë punës së admirueshme në fshat ku edhe rreziku është i ulët dhe lejeve të punës për zinxhirin e aktivitetit prodhues, grumbullues dhe shpërndarës konstatojmë me gëzim se qëndrueshmërinë e sektorit në tërësi – ndonëse ka një çekuilibrim të tregut për disa produkte të caktuara që mbetet një problem i krijuar nga lufta”, ka shkruar ai në Facebook./A2 CNN *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova INPO publikon raportin, “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Kosovës” 27 minuta më parë
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 1 orë më parë