13:38, 24 Janar 2020

Shkencëtaret po shfaqen të shqetësuar për shkak të virusit të ri vdekjeprurës kinez, i njohur si koronavirus.

Ata pretendojnë se transmetimi virusit vdekjeprurës mund të përshpejtohet falë të prekurve të quajtur i llojit ‘super përhapës’ të cilët japin infeksionin e sëmundjes tek një numër i madh njerëzish me të cilët bie në kontakt, njofton Klan Kosova.

Kjo është dëshmuar nga një rast kur një prej 582 personave të sëmurë deri tani me virusin në Kinë ka infektuar 14 punonjës të kujdesit shëndetësor me këtë sëmundje.

Kështu ka bërë të ditur Komisioni Kombëtar i Shëndetit në SHBA, sipas daljes kombëtare të lajmeve në internet, Sina.

Kriteret për një ‘super përhapës’ – mendoni për Typhoid Mary – nuk janë të sakta, por zbulimi që një person ka transmetuar sëmundjen te më shumë se 10 njerëz është shkak për alarm ndërkombëtar.

Dhe eksperti i sëmundjes infektive Dr Michael Osterholm nga Universiteti i Minesota dyshon se nëse ka një super përhapës, do të ketë më shumë raste me këtë virus.

Deri tani numri i të vdekurve nga virusi që ka kapluar Kinën ka shkuar në 26 ndërsa rreth 830 persona janë raportuar të infektuar nga kjo sëmundje, transmeton Klan Kosova.

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë