8:38, 27 Janar 2020

Numri i të vdekurve në Kinë nga koronavirusi ka arritur në 80, me gati 3000 raste të konfirmuara të të sëmurve.

Festa Kombëtare e Vitit të Ri është zgjatur për tre ditë deri të dielën, në përpjekje për të përmbajtur përhapjen e sëmundjes.

Të hënën, kryeministri kinez Li Keqiang vizitoi Wuhanin, kryeqytetin e provincës Hubei dhe qendrën e shpërthimit të virusit, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Numri i të vdekurve në provincën Hubei është ngjitur nga 56 në 76, me katër vdekje të ndodhura diku tjetër.

Wuhan është në bllokadë dhe disa qytete të tjera kanë vendosur ndalime të udhëtimit.

Konkurs Pune

Lexo më shumë