15:23, 25 Maj 2020

Një person ka vdekur për shkak të pasojave të virusit korona në Serbi, me ç`rast numri i viktimave nga Covid-19 në këtë vend ka arritur në 239.

Atje janë regjistruar 34 raste të reja të infeksionit në 24 orët e fundit, 657 pacientë janë shtruar në spital ku 12 prej tyre janë në respirator.

Numri i përgjithshëm i qytetarëve të shëruar në Serbi është 5,920, kurse numri i të infektuarve është 11.119, raporton Radio Kontakt Plus, transmeton Klan Kosova.

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë