Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Koronavirusi në Turqi, mbi 18,000 persona në karantinë

NULL NULL
07.04.2020 15:23

18,156 persona janë në karantinë në Turqi, si pjesë e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ata janë vendosur në 84 konvikte të studentëve në 57 provinca, derisa 3210 persona që janë personel shëndetësor janë karantinuar në 73 konvikte në 47 provinca.

Këto shifra i ka bërë të ditura mbikëqyrësi i konvikteve të studentëve në gjithë vendin Mehmet Kasapoglu, transmeton Klan Kosova.

Turqia deri tani ka raportuar 30,217 raste pozitive me Covid-19, derisa 649 persona kanë vdekur.

Prej kur shpërtheu në vendin e origjinës, Wuhan të Kinës, dhjetorin e kaluar koronavirusi është shpërndarë në 184 vende dhe rajone të botës, sipas të dhënave zyrtare nga Universiteti Johns Hopkins.

Gati 1,35 milionë raste me koronavirus janë raportuar në botë, derisa shifra globale e vdekjeve ka arritur në 74,800 – derisa janë shëruar 285,300 persona.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme