Koronavirusi në Shqipëri, vetëm gjashtë raste të reja në 24 orët e fundit NULL NULL 01.06.2020 12:01 01.06.2020 12:01 Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka deklaruar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar gjashtë raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 1143 numrin e rasteve të konfirmuara. Katër raste të reja janë në Tiranë, një në Durrës dhe një në Mat. Aktualisht janë 233 persona aktivë me Covid-19 në Shqipëri, shkruan A2 CNN. Raportimi i Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri: Pavarësisht tendencës së rritur të rasteve të konfirmuar pozitivë gjatë javës së shkuar, të evidentuara në dy vatra të reja, aktualisht po shohim që situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme. Strategjia e lehtësimit të masave do të vijojë paralelisht me një shkallë më të lartë të gatishmërisë të strukturave epidemiologjike, për identifikimin e rasteve dhe gjurmimin e thelluar epidemiologjik. Në 24 orët e fundit janë kryer 102 testime në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, nga të cilat janë konfirmuar 6 raste pozitive, përkatësisht janë 4 në Tiranë (nga të cilët një personel shëndetësor), 1 rast në Durrës, dhe 1 në Mat. Të identifikuarit pozitivë për Covid19 në 24 orët e fundit janë kontakte dhe raste të reja për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik. Aktualisht po trajtohen 28 të prekur në spitalin infektiv, nga të cilët 3 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 5 qytetarë, duke e çuar në 877 numrin e të shëruarve. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1143 rast e të konfirmuara. Aktualisht janë 233 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë. Nga sot do të fillojë lehtësimi më i madh i masave që nga fillimi i epidemisë, me heqjen e të gjitha kufizimeve të lëvizjes, me hapjen e kufijve tokësorë dhe një seri aktivitetesh të tjera. Do të vijojnë të jenë të ndaluara aktivitetet dhe grumbullimet masive që konsiderohen me risk të larte për përhapjen e Covid19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, dhe të mos e ulin vigjilencën. Është në dorën e qytetarëve që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll duke respektuar rregullat e vendosura, për të ruajtur veten dhe të afërmit. Covid-19 – Statistika (1 Qershor 2020) Testime totale 16277 Testime molekulare 14825 Testime serologjike 1452 Raste pozitive 1143 Raste të shëruara 877 Raste Aktive 233 Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1) Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon: Tiranë 147 Durrës 28 Krujë 17 Shkodër 10 Kamëz 10 Mat 9 Lushnje 6 Berat 2 Fier 2 Korçë 1 Librazhd 1 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moderatori, Kurtit: Duket që nuk e ke problem nëse po e hidhëron dikë - Kurti: Kritika është e shëndetshme 19/03/2024