Koronavirusi në Shqipëri, ulet numri i viktimave dhe rasteve të reja NULL NULL 16.10.2021 17:58 16.10.2021 17:58 Ka pësuar një përmirësim situata me koronavirusin në Shqipëri në 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë atje ka njoftuar se tre persona kanë humbur jetën nga COVID-19, ndërkohë që të infektuarit e rinj janë 428 nga 3549 testime të kryera. “Me gjithë përpjekjet e mjekëve në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, tre qytetarë: një qytetar nga Berati 66 vjeç, një qytetar nga Tirana 74 vjeç dhe një qytetar nga Vlora 88 vjeç”. Janë shëruar 501 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 168,437 që nga fillimi i pandemisë. Janë 6,289 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. Statistika (16 Tetor 2021) Raste të reja ditore 428 Të shëruar në 24 orë 501 Të shtruar në spitale 158 Humbje jete në 24 orë 3 Testime ditore 3,549 Testime totale 1,257,173 Raste pozitive 177,536 Raste të shëruara 168,437 Raste Aktive 6,289 Humbje jete 2,810 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 3036 Durrës 745 Fier 663 Shkodër 502 Elbasan 238 Lezhë 185 Gjirokastër 202 Berat 184 Vlorë 144 Korçë 161 Kukës 148 Dibër 81 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.