Koronavirusi në Shqipëri: Gjashtë të vdekur dhe 101 raste të reja

Koronavirusi në Shqipëri: Gjashtë të vdekur dhe 101 raste të reja

2 muaj më parë

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri raportoi se gjashtë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Numri i rasteve të reja të konfirmuara gjatë ditës së fundit është 101 nga 474 testime të kryera. Ndërkohë 13 persona rezultojnë se janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, shkruan A2 CNN.

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 101 raste të reja, 6 humbje jete dhe 13 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID-19 në Shqipëri.

Situata epidemiologjike në javën që lamë pas rezultoi me rritje të numrit të të prekurve nga COVID-19 dhe me shtrime të reja në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”.

Java që sapo lamë paraqiti nje shtim me 5.9 për qind të numrit të rasteve pozitive krahasuar me rastet e konfirmuara në javën e 30.

Incidenca shtatëditore rezultoi 24.66 raste pozitive për 100 mijë banorë. Incidencën më të lartë e ka qarku i Tiranës, ndjekur nga qarku i Durrësit dhe i Shkodrës.

Sa i përket grupmoshave të prekura përqindja më e madhe e të infektuarve është në grupmoshat 55-64 vjeç, që përbëjnë rreth 20 për qind e totalit të të prekurve.

Ndërkohë ju informojmë për situatën epidemiologjike gjatë 24 orëve të fundit. Janë kryer 474 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, ku 101 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi COVID-19.

Në total në të gjithë vendin prej fillimit të epidemisë janë kryer 42657 testime molekulare dhe serologjike, ndërkohë vijon gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik nga strukturat e epidemiologjisë në të gjithë territorin.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 3031 që nga fillimi i epidemisë.
2417 raste aktive rezultojnë në të gjithë vendin dhe po ndiqen nga mjekët e familjes.

Aktualisht ne spitalet Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”po trajtohen 122 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 14 paciente janë në terapi intensive, katër prej të cilëve pacientë të intubuar.

Ndërkohë pergjatë javëve të fundit e në vijim kemi një shtim të pacientëve të dyshuar me COVID-19, të cilët po marrin trajtim në dy spitalet Covid.

Nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen, mjeku pneumolog 53 vjeçar me origjinë nga Tropoja, banues në Tiranë, si pasojë e insuficencës së rëndë respitarore, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Fatkeqësisht një i ri 28 vjeç nga Shkodra, i shtruar prej disa ditësh në spital, me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

Ka humbur jetën edhe pas përpjekjeve të ekipit mjekësor një 68 vjeçare nga Tirana, një 71 vjeçar nga Kurbini, një 79 vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, dhe një 77 vjeçar nga Shkodra.

I shprehim ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve.

I bëjmë thirrje çdo qytetari për të mbajtur maskën kudo në ambjente të mbyllura apo ku nuk ruhet diatanca, të ruani distancimin fizik dhe higjienën personale.

Në këtë situatë të pazakontë, detyra dhe përgjegjësia e secilit është të zbatojë rregullat e thjeshta, të ruajë veten dhe të afërmit.

COVID-19 – Statistika (3 Gusht 2020)

Testime totale 42657

Raste pozitive 5620

Raste të shëruara 3031

Raste Aktive 2417

Humbje jete 172 (Qarku Tiranë 87, Shkodër 29, Durrës 22, Fier 9, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Lezhë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 66 raste në Tiranë, 9 në Krujë, 7 në Lezhë, 5 në Shkodër, 3 në Durrës, nga 2 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, nga 1 rast në Lushnje, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Selenicë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1342

Durrës 302

Shkodër 218

Fier 96

Vlorë 93

Lezhë 84

Korçë 78

Kukës 69

Elbasan 54

Berat 29

Dibër 28

Gjirokastër 24