Koronavirusi në Shqipëri: 22 raste të reja, numri i të prekurve arrin në 584 NULL NULL 20.04.2020 11:10 20.04.2020 11:10 Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se janë 22 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Kjo e ka çuar në 584 numrin e të prekurve në total nga të cilët 26 persona kanë ndërruar jetë, shkruan A2 CNN. Raporti i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri: Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 233 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 22 raste pozitive me COVID19. Nga rastet e reja 3 janë në Shkodër, 2 raste në Tiranë. Ndërkohë vijon hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i kontakteve në vatrën e Krujës ku kanë rezultuar pozitivë 5 persona dhe në Kurbin ku kemi 12 raste të reja. Deri në këto momente janë testuar 5775 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 584 raste. Gjatë 24 orëve të fundit, 13 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 327. Aktualisht në vendin tonë janë 231 persona të infektuar aktivë. Përqindja e të shëruarve është më e lartë krahasuar me të infektuarit aktivë dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave. Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar, prej të cilëve 5 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 44 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Kurbin, Krujë, Shkodër dhe Tiranë. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon: – Tiranë 253 raste – Durrës 42 raste – Lushnje 6 raste – Elbasan 16 raste – Fier 36 raste – Kavajë 9 raste – Rrogozhinë 4 raste – Korçë 19 raste – Vlorë 5 raste – Shkodër 99 raste – Lezhë 14 raste – Berat 2 raste – Has 13 raste – Krujë 23 raste -Tropojë 4 raste – Pukë 5 raste – Mirditë 3 raste – Kukës 11 rast -Mallakastër 1 raste – Kurbin 19 raste Pavarësisht luhatjeve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është njëlloj e kontrolluar. Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifra të qëndrueshme. Në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar, është e rëndësishme që qytetarët të respektojnë masat e distancimit fizik, si e vetmja mënyrë e kufizimit të përhapjes së infeksionit. Këto masa duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova AAK i jep rëndësi mënyrës se si të shkohet në zgjedhje, ende nuk ka kandidat për kryeministër 5 minuta më parë