Koronavirusi në Shqipëri, 16 viktima në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, 16 viktima në 24 orët e fundit

NULL NULL
2 muaj më parë

16 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit, sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.

Një ditë më parë, numri i viktimave të raportuara ishte 18, ndërsa numri total i tyre është 787.

Gjatë ditës së fundit janë kryer 2026 testime prej të cilave janë konfirmuar 545 raste pozitive. Në total, numri i rasteve të konfirmuara në Shqipëri arrin në 36790, prej tyre 17851 aktive.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit, janë shëruar 397 persona.

Aktualisht në tri Spitalet COVID po trajtohen 471 pacientë, 27 nga ta janë në terapi intensive, derisa nëntë pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin kontaktet jashtë rrethit familjar dhe çdo lloj grumbullimi, për të kufizuar përhapjen e COVID-19.

“Respektoni rregullat e higjienës, maska duhet të mbahet në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe distancimi social është gjithashtu masë e donosdoshme për të frenuar përhapjen e epidemisë”, thuhet në njoftimin e tyre, shkruan A2 CNN.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën e covid19 në 24 orët e fundit në vend.

Janë kryer 2.026 testime, prej të cilave 610 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 545 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

159 raste në Tiranë, 40 në Vlorë, 37 në Kavajë, 36 në Shkodër, 32 në Lushnje, 26 në Durrës, 20 në Berat, nga 19 raste në Sarandë, Elbasan, 17 në Fier, nga 14 raste në Kurbin, Pogradec, 13 në Tepelenë, 12 në Mirditë, 9 në Gjirokastër, nga 8 raste në Pukë, Tropojë, Peqin, Kolonjë, nga 7 raste në Kukës, Librazhd, 6 në Gramsh, nga 4 raste Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Krujë, Korçë, Has, Përmet, Delvinë, 2 në Devoll, 1 në Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 397 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.152 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 471 pacientë, 27 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 16 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarē nga Fieri, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 49 vjeç deri në 86 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

MShMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (28 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 545

Të shëruar ne 24 orë 397

Të shtruar në spitale 471

Humbje jete në 24 orë 16

Testime ditore 2.026

Testime totale 186.243

Raste pozitive 36.790

Raste të shëruara 18.152

Raste Aktive 17.851

Humbje jete 787

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 9145

Fier 1342

Durrës 1320

Korçë 989

Vlorë 890

Shkodër 872

Elbasan 840

Lezhë 741

Berat 566

Gjirokaster 547

Kukës 405

Dibër 194