Koronavirusi në Gjermani: 18 mijë të prekur, 53 viktima NULL NULL 20.03.2020 19:07 20.03.2020 19:07 Gjermania ka regjistruar më shumë se 18 mijë e 400 të infektuar me koronavirus. Nga nunri i përgjithshëm janë raportuar 53 viktima. Numri më i madh i të prekurve shënohen në krahinen Nordhein Westfallen, me 6 mijë e 200 raste. Pastaj vjen krahina e Bavarisë me 3 mijë e 100 dhe Baden Wuttemberg me më shumë se 2 mijë e 700 raste. Përveç 53 viktimave, dy gjermanë humbën jetën jashtë vendit pasi u infektuan me COVID-19, raporton N-tv.de përcjell Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.