23:18, 29 Mars 2020

Bashkimi Europian po përjeton një periudhë të shënjuar nga “vështirësi të mëdha”, por në të kaluarën ka përjetuar periudha “shumë më të vështira” sesa kjo aktuale me pandeminë Covid-19, përfshirë dy Luftëra Botërore”. Kështu deklaroi Presidenti i  Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë një interviste për AdnKronos.

Meta tha më tej se i kupton ndryshimet që po ndodhin në këtë periudhë të vështirësive të mëdha.

“Por, më lejoni t’ju them – vazhdon ai – se Europa ka kaluar periudha shumë më të vështira, përfshirë dy Luftëra Botërore në shekullin e kaluar. Është e domosdoshme që në projektin europian të kishte hapësirë, si për të mirat që sjell integrimi dhe tregu i përbashkët, por gjithashtu do të ishte e nevojshme të ruhen traditat dhe kultura, të gjitha në emër të lirisë dhe demokracisë”, përfundoi Meta./Ora News.tv/

Konkurs Pune

Lexo më shumë