Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Koronavirusi: Mbreti suedez thotë se strategjia ndaj koronavirusit ka dështuar

NULL NULL
17.12.2020 14:25

Mbreti i Suedisë Carl XVI Gustaf e ka përshkruar vitin 2020 si një vit “të tmerrshëm” dhe thotë se strategjia kombëtare e koronavirusit ka dështuar.

Ai i bëri vërejtjet si pjesë e një programi vjetor televiziv që rishikon vitin me familjen mbretërore.

Suedia është kritikuar për qasjen në trajtimin e pandemisë, duke u mbështetur më shumë në udhëzime dhe duke mos imponuar kurrë një bllokim të plotë.

Vendi ka parë gati 350,000 raste dhe më shumë se 7,800 vdekje.

“Mendoj se kemi dështuar. Kemi një numër të madh që kanë vdekur dhe kjo është e tmerrshme”, thotë ai, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme