Koronavirusi: Kurti u dërgon letër kryetarëve të partive dhe presidentit që të dilet nga kriza NULL NULL 17/04/2020 17/04/2020 Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka dërguar një letër të gjithë kryetarëve të partive për të kërkuar bashkëpunim për tejkalimin e krizës së pandemisë. Këtë letër ia ka dërguar edhe presidentit Hashim Thaçi, të cilit i dërgoi edhe një tjetër për çështjen e mandatarit, për të cilin tha se nuk po refuzon t’ia jep emrin, njofton Klan Kosova. “Sot i kam dërguar dy letra presidentit. Njërën atij dhe tjetrën edhe atij dhe të gjithë krerëve të partive politike për një takim të hënën në ora 10:00 lidhur me koronavirusin se çka mund të bëjmë bashkë në mënyrë që të dalim sa më shpejt nga kriza”, tha ai në TV Dukagjini.
Ndërkombëtar Denise Richards tregon pse i dha fund martesës me Charlie Sheen teksa ishte 6-muajshe shtatzënë 9 minuta më parë