Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Koronavirusi: Franca shpall bllokadën kombëtare për herë të dytë

NULL NULL
28.10.2020 23:05

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shpallë një bllokadë të dytë kombëtare, së paku deri në fund të nëntorit.

Macron tha se me masat e reja, që fillojnë nga e premtja, njerëzit do të lejohen të dalin nga shtëpia vetëm për punë esenciale apo arsye shëndetësore, njofton Klan Kosova.

Bizneset që s’janë esenciale, sikurse janë restorantet dhe baret, do të mbyllen, por shkollat dhe fabrikat do të mbesin të hapura.

Rastet ditore të COVID-19 në Francë janë në nivelin më të lartë që nga prilli. Të enjten u konfirmuan 33 mijë raste të reja.

Marron tha se vendi rrezikohet nga “një valë e dytë e cila padyshim që do të jetë më e rëndë se e para”.

Ndërkohë, Gjermania do të shpallë gjendje emergjente që përfshinë mbylljen e restoranteve, palestrave dhe teatrove, tha kancelarja Angela Merklen të mërkurën.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.