8:24, 29 Maj 2020

Nga data 08 shkurt deri më 28 maj në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë testuar gjithsej 14.324 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.052 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor e vitit të kaluar deri më 28 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 5.854.248 raste të COVID-19 dhe 359.812 raste të vdekjes.

Deri më tani numri i të shëruarve është gjithsej 820, transmeton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë