#KornizaeMbështetjes ju fton të mendoni jashtë kornizave - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

#KornizaeMbështetjes ju fton të mendoni jashtë kornizave

NULL NULL
22/09/2022

Pas dy projekteve të suksesshme gjatë pandemisë, projekti i Grupit NLB #KornizaeMbështetjes po fillon për të tretën herë me radhë. Këtë herë projekti ofron mundësi për kompanitë që i japin rëndësi ideve për qëndrueshmëri.

Shtëpia jonë është në një rajon me njerëz dhe ide të shkëlqyera. Rajoni, i cili ishte ndër të parët që shikoi yjet dhe që planifikoi të shkojë në hapësirë. Ky rajon përbëhet nga njerëz që ndryshuan rrjedhën e historisë dhe botës për mirë. Pasardhësit e tyre e meritojnë mundësinë për të ecur në të njëjtën rrugë. Kjo është arsyeja pse Grupi NLB ofron projektin Korniza e Mbështetjes për kompanitë nga rajoni që krijojnë mundësi për qëndrueshmëri, ekonomi qarkore dhe për një të ardhme më të mirë.

Me këtë mesazh, sot është hapur zyrtarisht projekti #KornizaeMbështetjes për bizneset vendore në kuadër të të cilit grupi më i madh financiar rajonal NLB do të mbështesë zbatimin e tre ideve më të mira rajonale për biznes të qëndrueshëm me një shumë totale prej 100,000€! Projekti më i mirë do të shpërblehet me çmim prej 50,000€, i dyti me 30,000€ dhe i treti me 20,000€.

Pjesëmarrja në projektin #KornizaeMbështetjes është e hapur për të gjitha kompanitë që u japin mundësi ideve dhe projekteve për qëndrueshmëri, pavarësisht nga madhësia apo industria në të cilën operojnë. Nëse keni një ide të mirë për qëndrueshmëri që nuk është domosdoshmërisht tashmë e pranishme në treg me një produkt ose shërbim specifik, ose nëse keni një ndikim pozitiv, të kuptueshëm dhe të matshëm në përmirësimin e cilësisë së jetës, atëherë aplikoni online deri më 22 tetor 2022 për të marrë pjesë në projektin #KornizaeMbështetjes. Forma e aplikimit dhe informatat tjera rreth projektit i gjeni këtu: www.nlb-kos.com/korniza

Pas mbylljes së konkursit, komisioni vendor fillimisht do të përzgjedhë 10 idetë më të mira për qëndrueshmëri të bizneseve nga Kosova, të cilët përveç përfitimeve të veçanta bankare, do të vendosen drejtpërdrejt në finalen e madhe rajonale, në të cilën do të jenë gjithsej 60 ide për qëndrueshmëri, pra 60 biznese nga shtatë vende të rajonit ku operon Grupi NLB.

Prandaj, nëse dëshironi të ndiqni të njëjtën rrugë si paraardhësit tuaj – përmes inovacionit dhe një të ardhmeje të qëndrueshme për rajonin, i cili është shtëpia jonë – vizitoni sot faqen e internetit të NLB Banka dhe prezantoni idenë tuaj për të përfituar mbështetjen e duhur!