Kori Siparantum përballë koreve të rangut botëror në “European Choir Games” në Danimarkë NULL NULL 02.07.2025 13:58 02.07.2025 13:58 Kori “Siparantum” do të përfaqësojë Kosovën në njërën prej ngjarjeve më prestigjioze evropiane: European Choir Games & Grand Prix of Nations Aarhus 2025, që mbahet nga 28 qershor deri më 6 korrik në qytetin kulturor të Aarhus-it, Danimarkë. Në këtë festë ndërkombëtare të artit do të jenë të pranishëm mbi 130 kore dhe deri në 6,000 pjesëmarrës nga 35 vende të botës, ku Kosova do të zë një vend të veçantë. Kori Siparantum do të garojë në nivelin më të lartë të këtij festivali – Grand Prix of Nations, një platformë ku përballen kore të rangut të lartë botëror. Ky është niveli më prestigjioz i garës, i rezervuar vetëm për ansamble që kanë dëshmuar cilësi të lartë artistike, profesionalizëm dhe fuqi interpretative. Përmes veprave shqiptare, ky kor sjell në skenën ndërkombëtare tingujt e një kulture të lashtë, të pasur me emocione, ritme autoktone dhe histori të thella. Në vitin 2023, Kori Siparantum fitoi Medaljen e Artë në European Choir Games & Grand Prix of Nations 2023 në Suedi, në kategorinë e koreve mikse, duke dëshmuar se Kosova ka çfarë të thotë në gjuhën universale të muzikës, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.