Lajmet e fundit

Kori i Filharmonisë së Kosovës, nesër nis sezonin koncertal 2026/2027 me një program të veçantë muzikor, që sjell në skenë veprat e kompozitorëve Marion Wood dhe Rafet Rudi.
Koncerti do të drejtohet nga dirigjentja Marion Wood, ndërsa pjesë e mbrëmjes do të jetë edhe instrumentisti Vendim Kapaj, mjeshtër i instrumentit dhe pjesë e ekipit muzikor të përfshirë në realizimin e kolonës zanore të filmit “The Odyssey”, me regji të regjisorit të njohur Christopher Nolan.
Programi i koncertit përfshin dy vepra: “Move Him into the Sun” e Marion Wood dhe “Flijimi” nga Rafet Rudi. Përmes këtij programi, Kori i Filharmonisë së Kosovës sjell një ndërthurje të krijimtarisë bashkëkohore dhe veprës së një prej kompozitorëve të rëndësishëm të muzikës kosovare.
Koncerti i hapjes së sezonit do të mbahet më 3 tetor 2026, duke filluar nga ora 19:30, në Kishën Shën Ndou në Prishtinë./KlanKosova.tv