Kori i Filharmonisë dhe Michelle Jensen, sonte me koncert në Prishtinë NULL NULL 13.06.2025 13:43 13.06.2025 13:43 Kori i Filharmonisë së Kosovës, sonte nga ora 19:30 do të mbajë koncert në Kishën Katolike “Shën Ndou” në Prishtinë. Nën drejtimin e Michelle Jensen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dr. Michelle Jensen është dirigjente korale dhe pedagoge, e renditur në vendin e parë në klasifikimet e Billboard-it. Në Universitetin “Azusa Pacific”, ajo shërben si udhëheqëse e studimeve korale dhe dirigjente e formacioneve vokale kamerale dhe koreve të oratoriove. Ajo ka qenë gjithashtu pedagoge e jashtme në Universitetin e Kalifornisë Jugore (USC), ku ka marrë diplomën bachelor në muzikë, master në edukimin muzikor dhe doktoratë në muzikë korale, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.