Korenica: Votat që i ka marrë Koalicioni për Familje janë amanet për ta vazhduar projektin tonë NULL NULL 12.02.2025 23:37 12.02.2025 23:37 Partia më e re që garoi në këto zgjedhje, Lista për Familjen, e që më pas në zgjedhjet e 9 shkurtit garoi si Koalicioni për Familje sipas rezultateve preliminare ka arritur që t’i marrë rreth 19 mijë vota. Kandidati i kësaj Liste, Visar Korenica, tha se për zgjedhjet e 9 shkurtit kanë kërkuar mbështetje për programin e tyre politik, për dallim nga VV-ja, që sipas tij, s’ka pasur program dhe s’e ka përmbushur programin qeverisës për katër vjet. “Ne kemi pasur program konkret, kemi kërkuar mbështetjen konkrete mbi bazën e një kauze politike që ka qenë e vetme në këto zgjedhje, ka qenë boshti kokrrizuar i gjithë aktivitetit tonë politikë”. “Dhe, 20 mijë zemra njerëzve që na kanë përkrahur janë për t’u vlerësuar dhe amanet për ne që ta trajtojmë amanetin e tyre dhe kjo do të thotë që ne do të vazhdojmë tutje me projektin tonë politik”, tha Korenica në Edicionin Special në Klan Kosova. Më tej, Korenica paralajmëroi se do të zgjerohen dhe të iu qëndrojnë afër njerëzve që e duan programin e tyre politik, e i cili kryesisht përqëndrohet tek ruajtja e familjes tradicionale shqiptare. “Qëllimi ynë kryesor është që t’i shërbejmë popullit tonë në mënyrën më të mirë të mundshme, të mos bëjmë politikë me ta por për ta”. “Do të zgjerohemi, do të sigurohemi që ne të jemi afër njerëzve që e duan projektin tonë dhe jam i bindur se e kemi përnjëmend këtë rrugë që e kemi marrë me plot vullnet”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti bën homazhe tek varri i Selim Berishës: E kam njohur personalisht vinte në zyrën e Demaçit 20/03/2025