Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Koreja e Veriut pretendon se është lëshuar një satelit spiun nga Koreja e Jugut ​

NULL NULL
21.11.2023 18:09

Koreja e Jugut ka thënë se Koreja e Veriut ka lëshuar një satelit spiun, kjo disa orë pasi Japonia tha mund të ndodh një gjë e tillë.

Zyra e kryeministrit japonez tha se Koreja e Veriut kishte lëshuar një “raketë balistike të dyshuar”.

Banorëve në ishullin jugor japonez të Okinaëa iu tha të mbroheshin. Urdhri u hoq menjëherë pas, kur raketa kaloi në Oqeanin Paqësor, raportuan mediat lokale.

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, dënoi lëshimin “me termat më të fortë” dhe tha se ishte paraqitur një ankesë me Korenë e Veriut.

“Edhe nëse qëllimi është lëshimi i një sateliti, përdorimi i teknologjisë së raketave balistike është një shkelje e qartë e rezolutave përkatëse të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha Kishida.

“Është gjithashtu një çështje shumë serioze që shqetëson shumë sigurinë e njerëzve tanë.”

Nuk është ende e qartë nëse nisja ishte e suksesshme.

Ajo erdhi më herët se sa pritej, jashtë periudhës nëntëditore që Pheniani kishte njoftuar Japoninë. Kjo ishte menduar të fillonte të mërkurën dhe të përfundonte më 30 nëntor.

Nëse konfirmohet si një satelit spiun, do të ishte përpjekja e tretë e Koresë së Veriut për të lëshuar një të tillë këtë vit.

Kang Ho-pil, shefi i operacioneve të Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut, paralajmëroi se Seuli do të merrte “masat e nevojshme” nëse nisja vazhdon, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.