Koreja e Veriut mbajti paradën ushtarake pa raketa balistike (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Koreja e Veriut mbajti paradën ushtarake pa raketa balistike (VIDEO)

NULL NULL
09/09/2018

Asnjë raketë me rreze të gjata veprimi nuk u shfaq gjatë paradës ushtarake që u mbajt në Korenë e Veriut për të shënuar 70 vjetorin e themelimit të ushtrisë.

Mungesa e raketave ndërkontinentale gjatë kësaj parade u përceptua si përpjekje e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, për të hequr dorë nga armët bërthamore, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Në qershor të këtij viti, Kim Jong-un ka nënshkruar një marrëveshje me presidentin amerikan Donald Trump për të punuar drejt de-nuklearizimit të gadishullit Korean.

Gjatë paradës ushtarake, njerëzit festuan me balona, lule dhe flamuj kombëtarë gjersa ushtarët me tanke po kalonin rrugës.

klankosova.tv